Europa League / Ndahen vazot, Partizani njeh 5 kundërshtarët e mundshëm

Skuadra e Partizanit ka njohur sot 5 kundërshtarët e mundshëm të shorti që do të hidhet të mërkurën në drekë për turin e parë të Ligës së Europës. Të kuqtë, të cilët siguruan pjesëmarrjen falë përjashtimit të Skënderbeut, nuk do të kenë rivalë të lehtë, pasi 5 emrat në minigrupin 3, sipas ndarjes që ka bërë UEFA, janë kundërshtarë të vështirë.

Të kuqtë mund të luajnë kundër sllovenëve të Maribor, sllovakëve të Trençin, rumunëve të Vitorul, azerëve të Neftçi dhe kazakëve të Tobol Kostanai.

Maribori është një ekip shumë i fortë dhe në edicionin e kaluar luajti në fazën në grupe të Ligës së Kampioneve. Trenccin, në edicionet e fundit ka luajtur rregullisht në Europë, por maksimumi që ka arritur është në fazën play-off të Ligës së EUropës.

Vitorul e Rumanisë është një kundërshtar ndaj të cilit duhet pasur shumë kujdes, pasi drejtohet nga legjenda George Haxhi, akademia e të cilit po prodhon shumë talente dhe përbën bazën e përfaqësueseve të moshave të këtij shteti.

Neftçi Baku, pas disa viteve rënie po fillon edhe një herë të kërkojë nivelet e mëparshme në kampionatin vendas dhe trajner ka emëruar Roberto Bordin, ish-trajnerin e sherif TIraspol i cili në vit më parë eliminoi Kukësin nga Liga e Kampioneve.

Ekipi më i lehtë në letër është Tobol i Kazakistanit, tek i cili për pak muaj luajti edhe sulmuesi i përfaqësueses shqiptare, Azdren Llullaku. /vipsport.al/