Etrit Berisha është në shitje, Atalanta pret oferta serioze për portierin shqiptar

Pak ditë më parë doli lajmi se Etrit Berisha kishte firmosur për Sampdorian dhe të gjithë u çuditën. Më pas doli se ishte një lapsus për shkak të mbiemrit të njëjtë me Valon Berishën e Kosovës, por në fakt portieri kuqezi është në shitje nga Atalanta. E konfirmon shtypi italian.

Sampdoria preferon Sportielon më shumë se Berishën dhe klubi bergamask do të vlerësojë ofertat që do të vijnë në vazhdim për portierin kuqezi. Drejtuesit e Atalantës nuk duan ta lëshojnë lirë Berishën dhe po presin oferta që të jenë vërtet serioze.

Nga Atalanta pritet të largohet edhe mbrojtësi i Kombëtares, Berat Gjimshiti, i cili me shumë mundësi do të kalojë te Sasuolo, në formë huazimi, ashtu siç luajti sezonin e fundit me fanellën e Beneventos. / Vipsport.al