Ekskluzive/ Nëse largohet Daja, në krye të Skënderbeut vjen trajneri i njohur i Superiores

Janë orë vendimtare për të Skënderbeun e sezonit të ri, çfarë përbërje do të ketë dhe për më tepër kush do ta drejtojë ekipin kampion. Nesër do të mësohet se çfarë do të ndodhë konkretisht me korçarët.

Nëse trajneri Ilir Daja, i kërkuar me ngulm nga Flamurtari, vendos të largohet nga stoli i Skënderbeut, atë do të zëvendësojë një emër shumë i njohur në trajningun shqiptar, pasi ka drejtuar disa skuadra sezonet e fundit.

“Vipsport.al” mëson ekskluzivisht se Gugash Magani do të marrë drejtimin e Skënderbeut, në rast se Daja refuzon të vazhdojë. Kryeqytetasi po mendohet dhe është në dilemë, ndaj dhe drejtuesit e klubit korçar duket se i kanë paraprish situatës.

Magani drejton aktualisht ekipin e Trepça ’89 në Kosovë. Drejtuesit e këtij ekipi me ata të Skënderbeut kanë marrëdhënie shumë të mira dhe nuk do të ishte aspak problem shkëputja e Maganit në këtë rast. Magani ka drejtuar më parë ekipe si Shkumbini, Flamurtari, Tirana dhe Teuta. Tani pritet përgjigja e Dajës. / Vipsport.al