Efekti VAR në Botëror, vendoset rekord i ri për penalltitë

Ndoshta është efekti i VAR, por në Rusi 2018, është vendosur një rekord i ri sa i përket numrit të penalltive të akorduara.

Ajo e sotmja në Tunizi-Angli ishte e 8 e dhënë në këtë turne, kur janë luajtur vetëm 14 ndeshje, një rekord absolut sa i përket ndeshjeve të para, duke llogaritur se janë për t’u luajtur edhe dy të tjera nesër në Grupin H.

Në Brazil 2014, penalltia e 8 nuk erdhi deri në ndeshjen e 25-të të turneut, në Afrikën e Jugut 2010 kjo shifër u arrit të ndeshja e 35-të, ndërsa në Gjermani 2006, për të parë penalltinë e 8 të gjuajtur, u desh të pritej deri në ndeshjen e 40. /vipsport.al/