“Dridhet” Juventusi, Barcelona kërkon Miralem Pjaniç me një ofertë të parezistueshme

Pas refuzimit të sulmuesit francez, Antuan Grizman, katalanasit duket se janë “nxehur” dhe janë bërë më agresivë në merkton e verës. Drejtuesit e Barcelonës po kërkojnë me ngulm një lojtar me teknikë të lartë për të zëvendësuar Andres Iniestën dhe atë e kanë gjetur në Serinë A.

“Mundo Deportivo” bën me dije se emri i parë në listën e katalanasve është Miralem Pjaniç, mesfushori i Juventusit, i cili ka karakteristikat e duhura tekniko-taktike, aftësitë për të ekzekutuar goditjet e dënimit dhe përvojën e akumuluar pas aktivizimit me Lionin, Romën dhe Juventusin.

Nuk do të jetë e lehtë për t’ia marrë Juventusit, por 80 milionë euro dhe ndoshta edhe portugezi Andre Gomes mund t’ua prishin mendjen drejtuesve të Juventusit. / Vipsport.al