Botërori në Vip Sport / Rusi-Arabia Saudite, parashikimet e Eridës

Sot ngre siparin Rusi 2018, aktiviteti më i pritur futbollistik i këtij viti dhe padyshim më i ndjekuri në të gjithë botën. 32 skuadra nisin rrugëtimin drejt trofeut më të lakmuar dhe vetëm një prej tyre do ta ngrejë atë lart në natën e 15 korrikut.

Gjithë këtë rrugëtim drejt natës finale do të mund ta ndiqni në Vip Sport me një rubrikë shumë të veçantë parashikimesh. Ekspertja jonë është futbollistja Erida Bajrakurtaj, një protagoniste edhe me fanellën e kombëtares shqiptare, e cila do të tregojë çdo ditë pritshmërinë e saj për ndeshjet e këtij aktiviteti.

Mos harroni të kontrolloni çdo ditë rubrikën e parashikimeve të Botërorit në Vip Sport dhe të mësoni se si e sheh Rusi 2018 ekspertja jonë simpatike.

Parashikimi i Erida Bajrakurtaj për Rusi-Arabia Saudite

“Rusia, si vend organizator, duhet të fitojë medoemos para publikut të vet. Minimumi që mund t’i ofrojë publikut vendas është kualifikimi në fazën e 1/16, pasi më tej do jetë e vështirë për ta. Ndaj mendoj se Rusia është favorite për të fituar këtë ndeshje.

Rusia normalisht që është diçka më lart nga përbërja cilësore sepse ka lojtarë që luajnë në kampionate më të forta europiane në krahasim me Arabinë Saudite. Kjo e fundit besoj se ka arritur maksimumin me kualifikimin në këtë Botëror. Por të marrë pikë në një grup të tillë dhe të shpresojë kualifikimin për më tej, më duket shumë e vështirë për të”. /vipsport.al/