Botërori në Vip Sport / Parashikimet e Eridës, nga Levandovski te kthimi i Mo Salah

I keni lexuar parashikimet e djeshme të Erida Bajrakurtajt? Nëse jo, keni bërë një gabim të madh, pasi ekspertja e Vip Sport ka qenë 100% e saktë në përfundimet e pritshme nga ndeshjet e djeshme.

Sukseset e Suedisë, Belgjikës dhe Anglisë i shtohen edhe parashikimeve të tjera të sakta të ditëve të mëparshme në turne, të cilat i gjeni në rubrikën “Parashikimet e Eridës” të cilën nuk duhet ta humbisni për asnjë arsye gjatë këtij Botërori. Në vijim, parashikimet për ditën e sotme:

Kolumbi-Japoni
“Janë dy skuadra të cilat aktualisht shfaqen në një nivel të njëjtë. Nuk besoj se do të ketë shumë gola kjo ndeshje, pavarësisht emrave në përbërje të Kolumbisë. Japonezët janë shumë të kujdesshëm zakonisht në turne të tillë, ndaj për Kolumbinë do të jetë e vështirë të fitojë, edhe pse e shoh si favorite për të marrë tri pikët”

Poloni-Senegal
“Polonia ka dukshëm një ekip më të mirë se Senegali dhe favorizon shumë lojën sulmuese me rreshtimin 4-2-3-1. Me Levandovskin, një sulmues shumë të mirë që luan i avancuar, ka më tepër forcë dhe vendos në vështirësi kundërshtarët. Ndaj parashikoj Poloninë si fituese për ndeshjet e sotme”.

Rusi-Egjipt
“Do të jetë një tronditje për të zotët e shtëpisë, por mendoj se fiton Egjipti. E them këtë pasi ka në përbërje një nga tre lojtarët më të mirë në botë, Mohamed Salah, i cili është më të drejtë kandidat për ‘Topin e Artë’. Ai mungoi në ndeshjen e parë dhe ekipi e ndjeu, por në të dytën pritet në fushë dhe mund të bëjë diferencën. Ndaj shoh Egjiptin më të avantazhuar për një fitore në këtë duel”. /vipsport.al/