Botërori në Vip Sport/ Parashikimet e Eridës, ajo zgjedh Uruguain dhe Francën

Luhen sot dy ndeshjet e para të fazës së 1/8-ve në Botërorin e Rusisë dhe janë sfida vërtet interesante. Në orën 16:00, Franca do të jetë përballë Argjentinës, kurse në mbrëmje është radha e Krstiano Ronaldos, që do të ndeshet me Uruguain e Luis Suerazit dhe Edinson Kavanit.

Për këtë dy ndeshje ka bërë parashikimin e saj edhe ekspertja jonë, Erida Bajrakurtaj. Ajo mendon se në çerekfinale do të shkojnë Franca dhe Uruguai. Ja argumentet e Eridës:

Francë-Argjentinë

Favorit në këtë ndeshje mendoj se është Franca, sepse ka një skuadër më solide. Arsyeja që mund të kualifikohet Franca në këtë ndeshje është e thjeshtë: Argjentina në këtë Boteror nuk ka shfaqur tamam atë lojën e saj, ka vuajtur shumë dhe ka një formë të dobët. Kurse Franca, nga ana tjetër, ka bërë një lojë të bukur dhe të pastër. Thjesht, është më lart se Argjentina.

Uruguai-Portugali

Për këtë ndeshje mendoj se fiton Uruguai. Ka marrë 3 fitore në grup, që do të thotë se është një ekip i fortë dhe ka moral të lartë.

mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan