Bernardo Silva tregon shakatë që i bëjnë te Mançester Siti: Jam i vetmi portugez dhe…  

Shpesh shokët e vënë në lojë, por ai e merr me humor dhe argëtohet. Bernardo Silva luan në një nga skuadrat më të mëdha në botë për momentin, te Mançester Siti, ku ndihet shumë mirë.

Për “The Players Tribune” portugezi ka zbuluar se është shpesh “viktimë” e shakave të shokëve të skuadrës: “Jam i vetmi portugez në skuadër, ky është problemi. Përreth meje janë brazilianë, spanjollë, anglezë. Dhe të gjithë mendojnë se është argëtuese.

Një herë më lidhën këpucët në tavan. Në një moment tjetër më kanë hedhur në pishinë me gjithë rroba. Argëtohemi shumë vërtet, si në kohët kur kemi qenë fëmijë”, – ka treguar mesfushori Bernardo Silva. / Vipsprot.al