Argjentina e trishton, Havier Zaneti: Skuadër e fikur dhe pa ide, s’e di si do t’ia bëjmë

“Nuk e prisnim atë barazim. Sigurisht që nuk jemi të kënaqur, sepse askush nuk e priste që Argjentina të luante në atë mënyrë në ndeshjen e parë të Botërorit. Më shumë se nga rezultati, jemi të zhgënjyer nga loja”, – ka theksuar ish-mbrojtësi i famshëm i Aergjenitës dhe Interit, Havier Zaneti.

Më tej, “traktori”, siç e kanë quajtur, vazhdon: “Jam shumë i shqetësuar në fakt për ndeshjet e radhës, sepse pashë një skuadër të fikur dhe pa ide. Nuk e di si do të luajmë në ndeshjen e radhës me Kroacinë”.

Zaneti është treguar i drejtpërdrejtë në deklaratën e tij për “Tiki Taka”, ashtu si dhe shumë legjenda të skuadrës argjentinase, që nuk e kanë përtypur dot barazimin me Islandën. / Vipsport.al