Di Indonesia sendiri, olahraga squash sebetulnya sudah dikenal dari perang Dunia ke II berakhir, persisnya pada 1948 angkatan Inggrislah yang dini kali membuat alun- alun squash di Indonesia yang ada di Embong Sawo bandar togel terpercaya. Namun disaat itu, hany opsir yang berada jendral saja yang dapat memainkan olahraga squash. Terlebih sampai tahun 1978 hanya orang asing yang memainkan olahraga squash di Indonesia..

Pada tahun 1981 Indonesia berhasil melangsungkan pertandingan squash bantuan jasa seorang anak bangsa yang sekaligus cikal hendak populernya olahraga squash yakni Bambang Gatot Subroto. Hanya 4 pengda yang teraduk dalam Agen Bola ( Federasi Squash Raket Seluruh Indonesia). Pada tahun 1995 setelah itu terwujud PSI( Federasi Squash Indonesia) dan keberadaannya diakui oleh KONI pusat.

Perkembangan olahraga squash berjalan hingga dikala ini. hampir disetiap pertandingan dari mulai lokal hingga nasional terlebih garis besar olahraga bola88 selalu diikutsertakan. Nah semacam itu asal ide pendek perkembangan olahraga squash yang bisa saya sebarkan mudah- mudahan bermanfaat. Silahkan buka halaman berikutnya bikin materi yang lain.

Angli-Belgjikë / Kuriozitetet dhe formacionet, dita kur titullarët janë spektatorë

Anglia dhe Belgjika do të përballen për kreun e Grupit G sonte, duke e dituar që janë të kualifikuara për fazën tjetër sido që të mbyllet ndeshja.

Dy skuadrat deri tani ndahen vetëm nga kartonët e verdhë, pasi kanë pikë të njëjta e golavarazh të njëjtë, me Anglinë që mban kreun e grupit për një karton të verdhë më pak se Belgjika.

Anglia
Tifozët anglezë me siguri nuk e pritnin një paraqitje kaq të mirë të përfaqësueses së tyre me një ekip kaq të ri në moshë e me shumë eksperimente nga Garet Sauthgejt. Por pas dy ndeshjesh, ka filluar të rritet shpresa se një kombëtare e projektuar për të ardhmen, po fillonte që tani të shfaqej kërkuese.

Anglia shpërdoroi shumë shanse ndaj Tunizisë e fitoi me vështirësi 2-1, por ndaj Panamasë shprehu talentin e saj para portës, sidomos në pjesën e parë të mbyllur 5-0.  Rezultati final 6-1 ishte suksesi më i thellë i kësaj përfaqësueseje që nga koha kur mundi 6-0 San Marinon në shtatorin 2015, por padyshim që ishte më i rëndësishëm pasi u bë fitorja më e madhe në një Botëror për “tre luanët”.

Anglezët që tani kanë shënuar 8 gola, duke arritur apo kaluar totalin e shënuar në çdo aktivitet tjetër të tillë prej tyre, me përjashtim të vitit “magjik” 1966. Ndërkohë, ata mund të barazojnë ecurinë e tyre të mirë, atë të viti 1982, kur fituan të tre ndeshjet në grupe.

Belgjika
Belgjika shihej me shumë interes që para fillimit të Botërorit por nga një surprizë e mundshme ajo është kthyer në një realitet të këndshëm, një ekip që luan futboll argëtues dhe që mund të vërë në vështirësi këdo, duke filluar nga Anglia sot.

Por skuadra e cila renditet në vendin e tretë në klasifikimin botëror, do të paraqesë një formacion me shumë ndryshime ndaj Anglisë, pasi Martinez nuk dëshiron të rrezikojë ata që nuk janë në formën më të mirë si Lukaku, apo emra të cilët kanë marrë nga një karton të verdhë në ndeshjet e mëparshme.

Belgët kanë shënuar me lehtësi në ndeshjet e para, me 5 lojtarë të ndryshëm që kanë gjetur rrugën e rrjetës. Ata kanë shënuar të paktën 3 gola në secilën prej 4 ndeshjeve të tyre të fundit, të gjitha të mbyllua me fitore. Deri më sot, ata regjistrojnë një seri prej 21 ndeshjesh pa humbje në Botëror. Golavarazhi 72-17 në këtë seri ndeshjesh padyshim është mbresëlënës.

FORMACIONET E MUNDSHME

Anglia: Pikford; Xhons, Stouns, Kahill; Aleksander-Arnold, Henderson, Dajer, Lingard, Rouz; Rashford, Kejn.

Belgjika: Kurtua; Vermaelen, Bojata, Kompani; Dembele, Fellaini, Çadli, T. Hazard, Tielemans, Januzaj; Batshuai.

Protagonistët
Sauthgejt ka gjithashtu mendimin që të bëjë rotacion në ekip, duke filluar nga Herri Kejn, i cili mund të aktivizohet ndoshta me kohë të kufizuar për të ruajtur formën e mirë që po kalon. Vardi, Uellbek dhe Rashford janë alternativa mëse cilësore përpara, ndërsa Rouz, Dajer, Alli dhe Kahill mund të luajnë qetësisht mes titullarëve pa prishur strukturën e lojës.

Kejn ka shënuar 5 gola deri tani në fazën në grupe dhe i vetmi lojtar që ka kaluar këtë shifër ishte Oleg Salenko i cili realizoi 6 në vitin 1994 për Rusinë.

Martinez ka bërë të qartë se Lukaku nuk do të luajë, ashtu si emra të tjerë të njohur që përbëjnë boshtin e Belgjikës si Hazard, De Bryjn dhe Mertens. Por kur nga stoli vijnë lojtarë si Batshuai, Kompani, M. Dembele dhe Vermalen, atëherë kuptohet qartë se çfarë cilësie ka në dispozicion ky ekip, përfshirë edhe Januzajn i cili mund të bëjë debutimin e tij në këtë Botëror.

Belgjika ka fituar vetëm 1 nga 21 takimet e mëparshme kundër Anglisë në kohë të rregullt dhe ajo ndeshje i përket vitit 1936, kur belgët fituan 3-2. Më pas, ata kanë regjistruar një fitore me penallti në vitin 1998 përballë Anglisë, në një turne miqësor. Në Botërorë, në vitin 1954 dy palët u ndanë në një barazim 4-4, ndërsa në vitin 1990 goli i Plat në minutën e 119 i dha suksesin Anglisë dhe i mundësoi kalimin në çerekfinalen e turneut. /vipsport.al/