Agjenti i Hysajt zbulon një sekret: Mbrojtësi më tregoi ekipin që do për të ardhmen

Telenovelës Hysaj, duket se po i vjen fundi duke qenë se agjenti i tij ka folur në lidhje me dëshirën dhe mesazhin që Elseid Hysaj i ka lënë atij para se të merrte pushimet e verës.

Në një prononcim për “Il Mattino”, Mario Xhiufredi është shprehur se Hysaj mund të qëndrojë te Napoli edhe sezonin tjetër, duke qenë se të njëjtën gjë kishte kërkuar edhe vitin e kaluar, kur interes për të kishte Juventusi. Sa i përket Çelsit, ai shprehet se është e vështirë që të bëhet transferimi, pasi më 5 korrik i skadon edhe klauzola.

“E ardhmja e Hysajt? Para se të merrte pushimet, ai më tha që nuk e ka prioritet largimin nga Napoli dhe ka një klauzolë 50 milionë euro që skadon më 5 korrik. Çdokush që më pyet për të, i them që do të vazhdojë të luajë për Napolin, megjithëse në merkato ka shumë rrugë dhe ndodh gjithçka.

Kalimi te Çelsi është shumë i vështirë pas ata nuk janë të gatshëm ta blejë. E njëjta situatë ishte edhe vjet me Juventusin kur bardhezinjtë po insistonin, por Hysaj më tha që të refuzoja ofertat pasi donte të fitonte titullin me Napolin”, u shpreh Xhiufredi. /Erjon Allaraj- Vipsport.al/