VIDEO/ Guri? Abazaj? Bregu? Plaku? Jo, Paula Jaku u jep leksion me një kryevepër nga goditja e dënimit

Nëse më parë keni shijuar golat e futbollistëve si Guri, Abazaj, Bregu dhe Plaku nga goditjet e dënimit, tashmë është koha për të parë kryeveprën e vërtetë në një ekzekutim të tillë.

Gjatë ditës së djeshme, Paula Jaku ka shënuar në mënyrë fantastike për Juban Daljan, në humbjen 3-6 të këtij ekipi kundër Tirana AS në futbollin e femrave. Sigurisht, në një takim pa objektiva dhe me këtë gol të realizuar, pavarësisht humbjes së ekipit, rezultati është gjëja e fundit që futbollistja duhet të mendojë në përfundimin e ndeshjes. Për mënyrën e realizimit, Jaku ka shënuar golin më të bukur të karrierës, atë gol që duhet ta lakmojë edhe vetë Superiorja. /Klaudio Ndreca- vipsport.al/