VIDEO/ Fitore që ka vlerën e një sezoni, Kamza mund Partizanin dhe zhvlerëson spektaklin e Korçës

Partizani ka luajtur ndaj Kamzës ndeshjen përmbyllëse të Superiores, në takimin që përfundoi me fitoren e skuadrës së Ahmataj në shifrat 0-1.

Ky takim pritej me interes të veçantë, duke parë që këtu do të vendosej edhe historia e mbijetesës. Ekipi i Ahmataj ishte i detyruar për të fituar në kryeqytet, nëse nuk kërkonte të varej nga rezultati i Skënderbeut ndaj Vllaznisë. Kështu rezultoi, ekipit shkodran nuk i mjaftoi as një fitore tenistike ndaj Skënderbeut me rezultatin 1-5, teksa në Superioren e këtij sezoni është Kamza ajo që konfirmohet edhe për sezonin e ardhshëm.

Pjesa e parë ka folur për një dominim të miqve, ndërsa vendasit nuk kishin asnjë mundësi të pastër për shënimin e golit. Por pavarësisht lojës së krijuar, rezultati i 45 minutave të para përfundoi me rrjeta të paprekura.

Me fillimin e pjesës së dytë, Ahmataj hodhi në fushë Rezin, ndërsa ky i fundit menjëherë ia ka shpërblyer trajnerit, pasi vetëm 3 minuta më vonë, shënoi golin e vetëm të takimit me vlerën e një sezoni. Pjesa tjetër ka pak histori për t’u treguar, Kamza fiton në kryeqytet dhe siguron mbijetesën në elitën e futbollit shqiptar. /Klaudio Ndreca- vipsport.al/

90’+2′ Përfundon takimi. Partizani-Kamza 0-1

90’+1′ Zëvendësim te Kamza. Imeri në vendin e Raçiç.

90′ Mbyllet koha e rregullt. Ka 2 minuta shtesë.

87′ Zëvendësim te Kamza. Kuqi në vendin e Mehmetit.

81′ Ndëshkohet me të verdhë edhe Kalari pas faullit kundër Raçiç.

76′ Karton i verdhë për Frashërin pas një ndërhyrje të gabuar në mesfushë.

75′ Tifozët e Partizanit largohen nga stadiumi 15 minuta përpara fundit të takimit.

72′ Karton i verdhë për Plakun për ndërhyrjen ndaj Belicës.

70′ Zëvendësim te Partizani. Barjamaj në vendin e Asanit.

68′ Rezi i afrohet golit të dytë personal dhe të dytin për Kamzën, teksa goditja e tij në limitet e zonës shkon pranë shtyllës së majtë.

62′ Zëvendësim te Partizani. Ramadani i merr vendin Trashit.

60′ Raçiç ka gjetur edhe golin e dytë, por anësori e ka anuluar për pozicion jashtë loje.

55′ Zguro ka hedhur një krosim të rrezikshëm nga krahu i majtë, por Raçiç nuk ka arritur ta shfrytëzojë mundësi.

48′ Mjaftojnë tre minuta në fushën e lojës dhe Rezi nuk e ka të vështirë të shënojë golin e avantazhit, pas pasimit të Raçiç. Partizani-Kamza 0-1.

46′ Zëvendësim te Kamza. Rezi në vendin e Filit.

46′ Nis takimi.

45’+1′ Përfundon e para. Partizani-Kamza 0-0.

45′ Mbyllen 45 minutat e para. Ka një minutë shtesë.

42′ Situatë kaotike në zonën e të kuqve, por Sulejmani spastron zonën përpara gjuajtjes së Plakut.

40′ Raçiç ka kërkuar një penallti pas kontaktin me Fejzullahun, por takimi ka vazhduar normalisht sipas Jorgjit.

35′ Belica tenton një gjuajtje në limitet e zonës, por nuk ka probleme për Avdylin.

27′ Këtë herë është Raçiç i cili hyn drejt zonës dhe në momentin vendimtar, gjuajtja e tij është ndalur nga Gojkoviç.

26′ Gjuajta e Plakut brenda zonës është ndalur nga një prej futbollistëve të Partizanit. Luan vetëm ekipin mik.

24′ Raçiç ka gabuar në afërsi të zonës, duke humbur rastin e duhur për të kaluar në avantazh Kamzën, pasi goditja e tij nuk shënjestron portën.

20′ Trashi kroson nga e majta për aksionin e parë të rrezikshëm të Partizanit, por Abdurahimi nuk e ka gjetur topin për të goditur drejt portës.

15′ Minuta të mira që flasin vetëm për Kamzën, ndërsa deri në këto momente numërohen dy raste të pastra për skuadrën e Ahmataj.

7′ Tjetër mundësi e artë e shpërdoruar nga ana e Plakut, i cili i gjendur përballë portierit të Partizanit ka gabuar me gjuajtjen e tij.

2′ Vjen menjëherë situata e parë e rrezikshme për Kamzën, teksa Plaku i gjendur në afërsi të zonës, nuk ka shërbyer saktë për shokët e skuadrës.

1′ Nis takimi. Topin e parë e shkelmojnë miqtë.

Minutë pas minute

Partizani-Kamza 0-1 (Rezi 48′)

KV: Belica 59′, Kalari 81’/ Plaku 71′, Frashëri 76′

Partizani: Xhika, Fejzullahi, Gojkoviç, Belica, Kalari, Trashi(Ramadani 63′), Mala, Sulemani, Asani (Barjamaj 70′), Bardhi, Abdurahimi
Trajner: Dalipi

Kamza: Avdyli, Zguro, Frashëri, Cukovic, Arrabal, Malaj, Zefi, Mehmeti (Kuqi 78′), Plaku, Raçiç (Imeri 90’+1′), Fili(Rezi 46′)
Trajner: Ahmataj

more recommended stories