VIDEO/ E dorëzon Duka, Skënderbeu feston titullin e 8 në kampionatin shqiptar

Pavarësisht humbjes me rezultatin 1-5 ndaj Vllaznisë, në Korçë ka vend për festë. Kjo e fundit është mëse e përligjur, pasi në ditën e sotme Skënderbeu ka festuar titullin e 8 kampion.

Një titull që ka ardhur me një dominim absolut të skuadrës së Dajës, duke dominuar mbi kundërshtarët e tjerë. Gjithçka është vulosur disa ndeshje përpara fundit të kampionatit, duke mbyllur historinë e këtij kampionati. Në ceremoninë e ngritjes së titullit, ishte prezent edhe kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka.

Ky i fundit e ka dorëzuar titullin te futbollistët e Skënderbeut, për t’i dhënë atyre kënaqësinë e një feste pas një periudhë të vështirë, duke parë situatën e korçarëve jashtë fushës së blertë. /Klaudio Ndreca- vipsport.al/

more recommended stories