Venger: Refuzova ofertën për të drejtuar Real Madrid

Arsen Venger ka ka refuzuar një ofertë zyrtare për të marrë drejtimin e Realit të Madridit. Isha trajneri i Arsenalit, tashmë i papunë, në një intervistë për BeIN Sports, ka zbuluar se në të kaluarën ka qenë shumë pranë firmës me madrilenët.

“Kur ndërtuam stadiumin e ri, banka që dha kredinë më kërkoi që të qëndrojë për pesë vite te Arsenali. Pasi kishte kaluar vetëm një vit më erdhi oferta nga Real Madridi. Më ka tunduar gjithmonë ideja që të shkoja te Reali, por ishte një moment shumë delikat për Arsenalin. Spanjollëtr më ofruan mundësinë për të marrë kontrollin e plotë të klubit”, u shpreh Venger, për këtë ofertë të cilën e kishte refuzuar.

Sipas tij, kjo nuk ishte hera vetme kur mund të linte Arsenalin për një skuadër të madhe. “Kam thënë shumë herë ‘jo’, nuk do të më besoni se sa klube kam refuzuar”, u shpreh ai në intervistën e tij. /vipsport.al/