Te Skënderbeu festojnë titullin kampion, Xhejms “kërcënon” Laçin: Fitojmë edhe Kupën e Shqipërisë

Skënderbeu ka festuar titullin e 8 kampion në Shqipëri, teksa pavarësisht humbjes ndaj Vllaznisë, i ka dhënë fundin një sezoni që e ka dominuar duke nisur nga fillimi i Superiores.

Në një intervistë për “Supersport”, sulmuesi i korçarëve, Xhejms ka “kërcënuar” ish-ekipin e tij, Laçin, duke u shprehur se Skënderbeu do e fitojë edhe Kupën e Shqipërisë.

“Unë jam shumë i kënaqur që kam fituar këtë trofe dhe shpresoj që në të ardhmen të fitojë edhe më shumë trofe. Ndaj Laçit është një ndeshje e vecantë për mua, pasi më parë e kam fituar Kupën me kurbinasit dhe tashmë e kërkoj me Skënderbeun. Unë jam i bindur se ne do ta fitojmë Kupën e Shqipërisë”, ka thënë Xhejms. /vipsport.al/

more recommended stories