Skenarë pa fund para Partizani-Kamza. Gjyqtari, protagonist i mundshëm

Gjyqtarët kanë qenë kryefjala e këtij sezoni në Kategorinë Superiore, me favorizimet e tyre duke ndikuar dukshëm garën për Europë apo për mbijetesë. Një i tillë mund të jetë vendimtar nesër, në të vetmen ndeshje e cila parashikohet të luhet “prej vërteti”, me të tjerat që do të dhurojnë një “shfaqje” të parapërgatitur prej kohësh ose thjesht “për hobi”.

Bëhet fjalë për ndeshjen Partizani-Kamza, e cila përcakton njëkohësisht si garën për Europën, ashtu edhe atë për mbijetesën, në varësi të rezultatit që do të prodhojë. Por gjatë ditës së sotme, në ambientet sportive ka qarkulluar gjerësisht një skenar që sheh protagonist gjyqtarin e kësaj sfide, kushdo qoftë ai.

Sipas tij, ekipi i Partizanit do të favorizohet nga gjyqtari me vendime të qëllimshme, jo për të ndihmuar të kuqtë për të shkuar drejt Europës, por për të zhytur Kamzën. Skenari në fjalë ka shqetësuar dukshëm të dy klubet.

Të kuqtë nuk duan që t’u etiketohet roli i “të keqit” në një situatë të tillë dhe janë porositur lojtarët të jenë të kujdesshëm ndaj sinjaleve në fushë nga aribtrimi në këtë duel. Thuajse e njëjta gjë ka ndodhur edhe në radhët e Kamzës, ku janë të ndërgjegjshëm se nuk kanë qenë dhe nuk do të jenë të ndihmuar nga xhaketat e zeza në rrugëtimin e tyre për qëndrimin në Superiore. /E,K./vipsport.al/

more recommended stories