Shuhen shpresat e Skënderbeut për të mbajtur Soue, ekipi i madh turk ofron 200 mijë euro

Ali Soue, sulmuesi i huazuar te Skënderbeu nga Kievo, ka rënë në sy me golat që ka shënuar me fanellën e ekipit korçar. Sezoni i shkëlqyer që ai ka zhvilluar, ka bërë që për të të interesohen klube të huaja dhe Skënderbeu do ta ketë të pamundur ta mbajë, pavarësisht se dëshira është e madhe.

Për sulmuesin një pronësi të Kievos është futur në lojë Trabzonspori, ekipi i madh turk, që duket se ka kohë që po e ndjek lojtarin nga Gambia. Lajmin e konfirmon shtypi turk, që e quan sulmuesin e Skënderbeut një makineri golash.

Shuma e ofruar nga Trabzonspori është 200 mijë euro dhe gjasat janë që Kievo të pranojë. Sulmuesi nga Gambia ka shënuar 21 gola në kampionatin shqiptar, ku po shpallet kampion me Skënderbeun, por ka dhënë edhe 5 asiste.

Soue nuk do të luajë në ndeshjen e sotme me Vllazninë, për shkak të një dëmtimi. / Vipsport.al

more recommended stories