Shpërthen ish-mbrojtësi: Na shkatërruat! Hiqni fanellat dhe mos dilni më në Shkodër

Dritan Smajli shpërthen pas rënies së Vllaznisë. Ish-mbrojtësi i shkodranëve për 5 sezone (2008-20013), përmes një statusi në Facebook nuk është kursyer kundër drejtuesve të Vllaznisë, por edhe lojtarëve të ekipit kuqeblu, të cilët i këshillon të kërkojnë falje për rënien e skuadrës në Kategorinë e Parë.

Smajli e konsideron dramë rënien e Vllaznisë, teksa shkruan se kjo gjë e ka prekur, e ka bërë të derdhë lot.

Sipas ish-mbrojtësit 33-vjeçar, lojtarët e Vllaznisë nuk do të harrohen pas kësaj që kanë bërë.

Smajli tregon edhe ditën e parë kur firmosi për Vllazninë duke shkruar: “Nuk e harroj ditën e parë kur erdha në Shkodër. Takova të nderuarin Valter Fushaj, asokohe president. Më tha: ‘Smajli, sa lekë do të luash për Vllazninë, ndërsa unë ia ktheva gati në lot; më jep sa të duash, por dua të luaj për këtë ekip që e kam ëndërr’.