Shembulli nga Ukraina/ Ndeshje të trukuara nga 35 klube, shteti në sulm për pastrimin e futbollit

Policia ukrainase është hedhur në aksion dhe këtë herë në fokus të saj është futbolli. Shumica e klubeve në këtë vend akuzohen për fiskim rezultatesh, pra për trukim ndeshjesh. Për këtë arsye, autoritetet në Ukrainë kanë ndërhyrë menjëherë, ndërkohë që Kievi po përgatitet për finalen e Championsit.

Ministri i Brendshëm, Arsen Avakov, ka bërë me dije se 35 klube janë të akuzuar për trukim ndeshjesh për përfitime në baste me një vlerë prej 5 milionë dollarë në vit. Ai ka saktësuar se lojtarët dhe gjyqtarët janë kërcënuar, ose korruptuar, për të ndikuar në fiksimin e rezultati.

Ministri Avakov ka theksuar se futbolli duhet të jetë një lojë e drejtë dhe jo të trukohet. Sipas tij, njerëzit e përfshirë në këtë skandal do të marrin dënimin e merituar. Në një komunikatë të policisë thuhet se Vorskla Poltava dhe Zorya Luhansk,  që mbyllën kampionatin në vend të tretë dhe të katëërt, janë përfshirë më shumë në trupimin e ndeshjeve.

Dinamo e Kievit dhe Shakhtar Donjetsk, dy klubet më të mëdha, nuk janë të akuzuar. Ky është shembulli më i mirë për Shqipërinë. Kur shteti dëshiron ta bëjë punën e vet, mund ta mbajë futbollin larg trupimit dhe fiksimit të rezultateve. Javët e fundit në Superiore ka pasur estradë, por askush nuk e ka marrë mundimin të ndërhyjë. / Vipsport.al