Shameti bën krahasimin: Mosha dhe ego, Guri mund të arrij më shumë se Cikalleshi

Me Pakultin në krye, Kukësi ka bërë një vazhdimësi të sezonit të shkuar, duke arritur rezultate pozitive dhe duke u renditur në vendin e dytë, pas Skënderbeut.

Një nga futbollistët kryesorë të Kukësit, është padyshim edhe Ylli Shameti. Në një intervistë për “Radio Kukësi”, mbrojtësi i verilindorëve është shprehur se më parë ka menduar edhe të lërë futbollin, për shkak të angazhimeve të tjera në jetën e përditshme.

“Pjesën më të bukur të karrierës e kam në Kukës, e vështirë ta ndërroj me ekip tjetër në Shqipëri. Sigurisht, të ardhmes nuk i dihet, kontrata është marrëdhënie dypalëveshe dhe shpresojmë që palët të jenë dakrod. Por unë ndjehem shumë mirë që një gjirokastrit bëhet kapiten në Kukës, do të thotë shumë për mua.

Ekipi po funksion ashtu si duhet dhe shpresoj të ketë jetëgjatësi. Kuksianët janë shumë sportdashës dhe nëse ti lufton, atëherë ata të vlerësojnë. E kam thënë edhe më parë, ata janë oksigjen për ne. Tifozët kanë të drejtë në raste të veçanta edhe të na kritikojnë. Ndeshja pa ata është bosh. Guri na kishte thënë se do të na jepte një drekë dhe prandaj shkuam në Durrës, duke rritur edhe harmoninë e klubit.

Futbollin e kam nisur në moshën 10-vjeçare. Unë kam studiuar në fakultet për inxhinieri ndërtimi dhe kam menduar shumë herë të lë futbollin, pasi nuk kisha kohë për të mësuar, por me përkushtim dhe mundim ia dola.

Sa i përket krahasimit të Gurit dhe Cikalleshit, mund të them fillimisht se të dy janë miqtë e mi. Guri ka moshën, egon dhe mund të arrij akoma dhe më shumë se Cikalleshi, pasi ky i fundit e ka arritur kulmin e tij.

Sigurisht që dua t’i uroj vetëm më të mirën të dyve lojtarëve. Unë në kombëtaren shqiptare? Te ajo e veteranëve ndoshta, pasi këtu ndikon edhe mosha e madhe që unë kam”, ka thënë Shameti. /vipsport.al/

more recommended stories