Rehabilitimi i Klajdi Kolës, nga grushtet e “Selman Stërmasit” te festa e titullit kampion

Ndeshja Skënderbeu-Vllaznia, pas së cilës do të zhvillohet ceremonia dhe festa e titullit kampion, do të gjykohet nga vlonjate Klajdi Kola, i cili ishte në qendër të vëmendjes pak ditë më parë. Arbitri vlonjate u godit me grushte në mes të stadiumit “Selman Stërmasi”, sapo sinjalizoi përfundimin e ndeshjes së “play-out”-it mes Shkumbinit dhe Veleçikut.

Dhe për ta kaluar sa më parë atë tronditje psikologjike, FSHF-ja e ka caktuar Klajdi Kolën në ndeshjen e sotme të Korçës, ku nuk do të ketë aspak punë, edhe pse Vllaznia në fakt lufton për mbijetesë. Por e sigurt është se nuk do të ketë presion.

Pas ndeshjes, edhe Kola mund të argëtohet pak me festën e turmës korçare, për të harruar episodin e shëmtuar të “Selman Stërmasit”. Mirë i ka vajtur mendja FSHF-së… /Vipsport.al

more recommended stories