Paqe në Kukës, Guri largohet me një supergol

Është mbyllur ndeshja mes Kukësit dhe Flamurtarit me rezultatin e barabartë 2-2, rezultat i cili i shkon përshtat një ndeshjeje pa objektiva siç ishte kjo.

Të parët në avantazh kaluan miqtë me anë të Bushiç, ndërkohë që Hoxha barazoi për vendasit. Shumë pak ka zgjatur festa e verilindorëve, pasi Shameti ka shënuar një autogol. Ka qenë radha e Sindrit Gurit për të shënuar një supergol nga goditja e dënimit, duke vulosur kështu takimin. /Erjon Allaraj-Vipsport.al/

Minutë pas minute:

90′ Mbyllet sfida në Kukës me rezultatin 2-2.

74′ GOOOL KUKËSI! Sindrit Guri ka barazuar me anë të një supergoli, direkt nga goditja e dënimit.

72’ Zëvendësim te Kukësi. Largohet Peposhi, në lojë Bytyçi.

53’ GOOOL FLAMURTARI! Ylli Shameti ka shënuar në portën e tij, duke kaluar miqtë në avantazh.

49’ GOOOL KUKËSI! Ka shënuar Rustem Hoxha duke barazuar rezultatin.

46’ Nis pjesa e dytë me nga një zëvendësim. Largohet Koldashi, në lojë Joti për Kukësin, ndërkohë që nga ana tjetër, Muarem i ka lënë vendin Arunit.

45’Mbyllet pjesa e parë në “Zeqir Ymeri”.

36′ GOOOL FLAMURTARI! Ka shënuar Tomislav Bushiç duke kaluar miqtë në avantazh.

35′ Guri humbet një rast të mirë për të shënuar.

21’ Zëvendësim për Flamurtarin. Largohet nga loja Deliaj, futet Veliaj

20’Ndërhyrje e gabuar nga ana e Hysenit dhe karton i verdhë.

17′ Ka shënuar Emiljano Musta, por goli anulohet për pozicion të parregullt.

15’Vjen kartoni i parë i verdhë. Ndëshkohet Maze për Flamurtarin

1′ Nis sfida në Kukës me një falenderim për Gurin.

Kukësi-Flamurtari 2-2
Shënues
: 49’Hoxha, 74’Guri/ 36’Bushiç, 53′ (ag)Shameti

Formacionet zyrtare:

KUKËSI- Koliçi, Zhderiç, Shameti, Hoxha, Rrumbullaku, Peposhi, Musolli, Koldashi, Shkodra, Ebipi, Guri.
Trajner. Peter Pakult

FLAMURTARI- Qirko, Zuka, Sidibe, Deliaj, Siljanovski, Useini, Musta, Tushi, Maze, Muarem, Bushiç.
Trajner. Petraq Bifsha

more recommended stories