Muzaka: Pas situatës që kalova, ky titull është shpërblimi më i mirë

Mesfushori i Skënderbeut, Gjergji Muzaka për RTSH tha: “Ndoshta përshtatja ime këtu ka bërë të vetën që dhashë më të mirën te Skënderbeu. Ndaj jam i gëzuar për titullin kampion me Skënderbeun. Këtu ndihem shumë mirë. Çdo gjë bëhet edhe më e lehtë në Korçë.

E ardhmja? Dua të vijoj bashkëpunimi me Skënderbeun. Kjo nuk ka nevojë për t’u diskutuar.

Momenti më i bukur këtë sezon? Ka qenë një sezon i gjatë dhe i bukur. Ka pasur shumë episode të bukura. Ky titull kampion është shumë i rëndësishëm për mua, sepse erdhi pas një situate jo të mirë në aspektin personal. Ky është një lloj shpërblimi im.

Tirana? Është në Superligë (qesh). Ky është lajm i mirë. Për borxhin janë duke u marrë avokatët. Jemi duke pritur, jemi mësuar të presim, ndaj edhe disa ditë më vonë nuk përbën problem”, tha Gjergj Muzaka.

more recommended stories