Moto GP, Spanjë/ Triumfon Mark Markez, Pedrosa dhe Lorenco pësojnë aksident

Çmimi i madh i Spanjës në Moto GP është fituar spanjolli Mark Markez, fitore e cila e ka ngjitur pilotin e Hondas në vendin e parë të renditjes së përgjithshme.

Të pafat në këtë garë ishin Pedroza, Lorenco dhe Dovizioso, të cilët pësuan një aksident kur kishin mbetur edhe 8 xhiro. Zhgënjim ishte gara e zhvilluar nga Valentino Rosi, i cili nuk arriti të shkojë më lart se vendi i pestë. Në vendin e dytë u rendit francezi Zarko ndërkohë që vendin e tretë e rrëmbeu Andra Ianone nga Italia. /Erjon Allaraj-Vipsport.al/