Mici: Jemi të përqendruar te “Championsi”

Në një prononcim për “Supersport”, Gledi Mici është shprehur se ndihet i lumtur për titullin kampion, duke shtuar se objektivi tashmë mbetet suksesi në Ligën e Kampionëve.

“Titulli? Jam i lumtur pasi nuk e kisha fituar kurrë më parë. Është një ndjesi e veçantë dhe shpresoj të bëjmë diçka të mirë në Champions. Kur erdha te Skënderbeu mendova se isha tersi që nuk fitova titullin por kur kapëm Europën e kuptova se nuk jam ters.

Jemi të përqendruar të bëjmë mirë në Champions pasi e mbyllëm mirë kampionatin”, u shpreh Mici. /Erjon Allaraj- Vipsport.al/