Mbyllet estrada në Korçë, Vllaznisë nuk i mjaftojnë 5 gola dhuratë (VIDEO)

Vllaznisë nuk i kanë mjaftuar 5 gola dhuratë nga Skënderbeu për të mbijetuar në Superiore. Shkodranët pritnin një tjetër dhuratë nga kryeqyteti, në ndeshjen Partizani-Kamza, por goli i barazimit i të kuqve nuk ka ardhur dhe ata e kanë parë veten të rënë në Kategorinë e Parë.

Sa i përket ndeshjes, ajo shkoi siç pritej, me Skënderbeun që bënte maksimumin për të mos shënuar dhe shkodranët që e kishin shumë të lehtë të gjenin rrjetën 5 herë në festën e titullit kampion.

Në fund, e gjithë kjo estradë nuk shërbeu për asgjë tjetër veçse për të treguar se ku ka përfunduar futbolli shqiptar.

Minutë pas minute

90’+2′ Mbyllet ndeshja me fitoren 5-1 të Vllaznisë.

90′ Jepen 2 minuta shtesë.

89′ Tre lojtarë të Skënderbeut dalin para portës kundërshtare por asnjëri nuk gjuan drejt portës duke mëshiruar shkodranët.

83′ Tani është Skënderbeu që administron lojën, ndërsa Vllaznia pret një dhuratë nga Partizani meqë ka siguruar diferencën që i duhej prej 4 golash.

78′ GOOOL Vllaznia, shënon Çinari. Aksion i Hajdarit nga krahu i majtë, topi në shtyllën e dytë ku Çinari nuk e ka problem të shtyjë sferën në rrjetë.

73′ Skënderbeu mundohet të krijojë disa raste para portës së Sherrit, por asnjë prej lojtarëve korçarë nuk merr mundimin të gjuajë në portë.

70′ GOOOL Vllaznia, shënon Malota. Pas një goditje nga këndi, topi arrin të Malota të cilit i duhet të përkulet sa për të prekur topin që shkon në rrjetë, sigurisht pa asnjë mbrojtës të Skënderbeut rreth e rrotull.

62′ GOOOL Vllaznia, shënon Çinari. Sulmuesi shënon pasi shmang pozicionin jashtë loje duke mposhtur Teqjen. 

59′ Lilaj provon me një gjuajtje nga distanca. Topi kalon jashtë në të djathtë të Sherrit.

55′ Goditje nga këndi në favor të vendasve. Vjen krosimi në zonë, por largojnë shkodranët.

51′ GOOL Skënderbeu. Gripshi shënon golin e parë.

50′ Çfarë rasti humbet Skënderbeu, Mara me portën e boshatisur  heziton të godasë portën shkodrane

48′ Zëvendësim te Skënderbeu. Largohet Nimaga, në lojë futet Lilaj.

47′ Goditje dënimi në favor të Skënderbeut.

46′ Nis pjesa e dytë në Korçë

Mbyllet pejsa e parë, 0-2

45′ – Akordohet një minutë shtesë.

44′ – Aliti nis një top drejt zonës për Marën, por ka një sinjalizim për pozicion jashtë loje për lojtarin e Skënderbeut.

41′ – Sahiti ka arstin ideal të shënojë për Skënderbeun, pas pasimit nga e djathta në qendër të zonës. Kosovari vonon në gjuajtje dhe topi devijohet nga Gocaj në korne.

 

39′ – Kalaj ekzekuton një goditje këndi nga e majta, topi shkon direkt në duart e portierit teqja.

37′ – Goditje këndi për Skënderbeun. Krosim në zonë nga e djathta, gjuan nimaga me kokë, por jashtë kuadratit.

33′ – Vangjeli, brenda zonës së Vllznisë, vonohet dhe nuk gjuan, pason prapa për Demte, por afrikani gabon totalisht në gjuajtje.

31′ – Demte gjuan nga jashtë zonës, por topi kalon mbi kuadrat.

28′ – GOOOOL. Kalaja dyfishon rezultatin me një gjuajtje brenda zonës, në krahun e majtë. Por mbrojtja e Skënderbeut qëndron statike.

 

24′ – Ndërrim te Vllaznia. Pjeshka lë fushën i dëmtuar dhe vendin e merr Ruqi.

18′ -GOOOL.  Vllaznia kalon në avantazh. Kalaja fiton një 11-metërsh, pas një ndërhyrjeje të portierit Teqja, i cili ndëshkohet me karton të verdhë. Sukaj gjuan saktë dhe 0-1.

 

 

14′ – Kalaja fiton një goditje dënimi në pozicion ballor me portën e Skënderbeun. Gjuan Vucaj, por topi kalon mbi tra.

12′ – Godet Gocaj drejt portës, por shumë lehtë dhe pret Teqja në pozicion

11′ – Lika fiton një top në mesfushë dhe e hap në të majtë, ku Kalaja e kthen drejt qendrës, por ndërhyn mbrojtja korçare.

 

7′ – Krasniqi fiton goditjen e parë nga këndi, pas një aksioni nga e djathta. Kros në zonë, kontrollon topin Sherri.

5′ – Aliti tenton një korridor për sulmuesit e Skënderbeut, topi shkon në duart e Sherrit.

3′ – Demte ndërhyn ndaj Pjeshkës dhe lojtari shkodran mbetet i shtrirë në fushë, por arrin ta vazhdojë lojën.

1′ – Nis ndeshja. Korçarët shkelmojnë topin e parë.

 

Skënderbeu- Vllaznia 1-5

Shënues: Gripshi 51′ / Sukaj 18′ (penallti), Kalaja 28′, Çinari 62′, 78′, Malota 70′

Skënderbeu: Teqja, Vangjeli, Sambou, Aliti, Abazi, Nimaga (46′ Lilaj), Demte, Sahiti (77′ Mici), Gripshi, Mara, Krasniqi. Trajner: I.Daja.

Vllaznia: Sherri, Gocaj, Malota, Berisha, Pjeshka (Ruqi 24′), Krymi, Vucaj, Çinari, Kalaja, Lika (60′ Ribaj), Sukaj (70′ Hajdari). Trajner: E.Kraja.

Gjyqtar: K.Kola

KV: Teqja 17′