Luftëtari në Europë, festë madhështore dhe premio speciale sot në Gjirokastër

Për herë të parë në histori, Luftëtari do të luajë në Europa League. Fitorja në Lushnjë e mbajti në vend të tretë, një arritje e madhe kjo për gjirokastritët, të cilët u kaluan vetëm nga Skënderbeu dhe Kukësi, ndërkohë që lanë pas emra si Partizani, Flamurtari dhe të tjerë.

Në Gjirokastër kanë përgatitur festën e madhe, që klubi do ta organizojë sot. Një festë e veçantë për  një arritje plotësisht të merituar të gjirokastriteve, pasi kanë bërë një sezon të shkëlqyer.

Futbollistët kanë merita të jashtëzakonshme për këtë sukses, ashtu sikurse stafi teknik dhe drejtuesit e klubit. Presidenti Grigor Tavo ka bërë gati edhe një premio të veçantë për ekipin, që pritet të shpërndahet sot, në festën e madhe. Nuk janë përmendur shifra, por kuptohet që është një shpërblim ndryshe nga të tjerët. / Vipsport.al