Lilaj: Sezoni më i bukur për Skënderbeun, e mbyllim me Kupën

Një ndër protagonistët kryesorë në titullin kampion të fituar nga Skënderbeu, është Sabien Lilaj i cili në një prononcim për “Supersport” është shprehur se ky titull kampion ka ardhur nga një sezon i mirë, ndoshta ndër më të bukurit.

“Titulli kampion? E kemi mbyllur shpejtë kampionatin por ka qenë një vit i lodhshëm por dhe i suksesshëm duke parë titullin, kualifikimin në Ligën e Europës dhe padyshim që është ndër më të bukurit. Tani do të fitojmë edhe kupën dhe ta mbyllim mirë.

Çdo lojtar është i rëndësishëm dhe ka meritat e veta. Unë jam munduar të jap më të mirën dhe besoj se kam bërë mirë deri tani.

E ardhmja? Për momentin kemi edhe kupën, kombëtaren dhe dy javë pushime. Më pas do të mendoj për të ardhmen”, u shpreh Lilaj. /Erjon Allaraj- Vipsport.al/

more recommended stories