Kërkon shumë para, Gëzim Krasniqi mbetet pa skuadër

Ish-mbrojtësi i Partizanit, Gëzim Kransiqi duket se i ka dhënë fund aventurës së tij në Maqedoni pas vetëm 6 muajsh, duke u larguar kështu nga Rabotniçki, me të cilin arriti të kualifikohej për në Ligën e Europës.

Sipas “Infosport.mk”, shkak për këtë largim është bërë kërkesa e Krasniqit për të rinovuar kontratën, ku ka kërkuar edhe rritje rroge, por që kjo kërkesë është hedhur poshtë nga presidenti i skuadrës, i cili e ka parë të arsyeshme të shkëpusë marrëdhëniet me mbrojtësin shqiptar.

Rabotniçki do të marrë pjesë në eliminatoret e Ligës së Europës, ndërkohë që Kransiqit i mbetet të gjejë një skuadër të re për sezonin e ardhshëm, ku me shumë mundësi do të luajë sërish në Kategorinë Superiore, megjithëse ka oferta edhe nga kampionati maqedonas. /Erjon Allaraj-Vipsport.al/

more recommended stories