Gavazaj e ka pengun e sezonit, Aliti: Sezoni më i mirë për mua, më shihni ndaj Shqipërisë

Skënderbeu arriti të fitojë titullin kampion për herë të 8 në kampionatin shqiptar, duke e mbyllur garën e këtij sezoni përpara kohe. Një nga futbollistët kryesorë të korçarëve, ishte edhe Fidan Aliti. Mbrojtësi i korçarëve është shprehur për “Supersport” se ky ishte sezoni i tij më i mirë dhe kjo do të shihet në takimin miqësor që Kosova do të zhvilloj ndaj Shqipërisë.

“Pasi ka mbaruar e gjitha, mund të them se nuk ishte një kampionat i lehtë, pavarësisht se u duk si i tillë. Tani kur e shoh medaljen ndihem shumë mirë. Ky ishte sezoni më i mirë për mua dhe këtë do ta shohim në datën 29 kur të luajmë kundër Shqipërisë”, ka thënë Aliti.

Nga ana tjetër edhe Enis Gavazaj ka shkëlqyer me performacën e treguar, duke qenë një nga titullarët e padiskutueshëm të Dajës. Megjithatë nëse flasim për të ardhmen, ajo e Gavazajt ngelet ende një mister.

“Ndihem shumë i lumtur dhe ndihm i privilegjuar që jam pjesë e kësaj skuadre. Le t’ia lëmë kohës të ardhmen time, shumë shpejtë do të merret vesh çdo gjë. Pengu im më i madh është Europa, pasi jam dëmtuar dhe këtë e kujtoj me shumë keqardhje”, ka thënë Gavazaj. /Klaudio Ndreca- vipsport.al/

more recommended stories