FOTO / E çuditshme! UEFA njeh Sindri Gurin si golashënuesin e Superiores!

Përfundimi i Kategorisë Superiore, përveçse ka dekretuar titullin kampion, kualifikimet në Europë apo rënien, ka caktuar edhe titullin e golashënuesit më të mirë. Sipas llogarive në Shqipëri, Ali Soue i Skënderbeut është ai që ka bërë të tijën “Këpucën e Artë” me 21 gola të shënuar gjatë këtij sezoni.  Por jo për UEFA-n.

Në faqen zyrtare të internetit të organizatës që administron futbollin europian, sulmuesi i kuksianëve shihet i barazvlerësuar me Sindri Gurin në kuotën e 21 golave të shënuar, edhe pse në fakt llogaritë në Shqipëri e shohin sulmuesin e Kukësit në kuotën e 20 golave të shënuar, të fundit pikërisht sot ndaj Flamurtarit.

Nuk dihet ende nëse këto të dhëna UEFA i merr zyrtarisht nga FSHF apo nga faqe statistikash por me sa duket, kudo që i ka marrë, ka regjistruar 21 gola nga futbollisti i cili sot ka luajtur ndeshjen e fundit në kampionatin shqiptar para se t’i bashkohet Ostende në Belgjikë. /vipsport.al/