Edi Martini “kërcënon” Partizanin: Bota është e rrumbullakët

Ish-sulmuesi dhe trajneri i Vllaznisë, Edi Martini, ka “kërcënuar” nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale Partizanin, që humbi sot ndeshjen përballë Kamzës duke dekretuar rënien e shkodranëve në Kategorinë e Parë.

“Bota është e rrumbullakët FK Partizani, jeta vazhdon”, ishin fjalët e Martinit, duke paralajmëruar kësisoj të kuqtë se me kthimin në Superiore, për të kuqtë jeta do të bëhej më e vështirë përballë shkodranëve.

Edhe në javët e kaluara, Martini ka deklaruar se priste që Partizani të mos ndalte Kamzën, duke aluduar se të kuqtë nuk do të angazhoheshin maksimalisht meqë kishin dalë jashtë objektivave. /vipsport.al/