E evitoi për 2 sezone, Duka kthehet t’i japë medalje Skënderbeut

Pas dy vitesh mungesë në ceremonitë që kishin të bënin me dhënien e trofeve të mundshëm për Skënderbeun, Armand Duka kthehet përsëri të varë medaljet në qafën e lojtarëve të skuadrës korçare.

Dy vite më parë, në sezonin e shumëpërfolur 2015-2016, Duka nuk pranoi të merrte pjesë në festën e titullit të ekipit korçar dhe atëtë dorëzimit të trofeut, i ndërgjegjshëm se atyre shumë shpejt do t’u vinte një dënim nga UEFA. Për më tepër, kreu i FSHF-së më pas u mundua disi t’i hiqte atë trofe korçarëve nëpërmjet vendimit të Komisionit të Etikës.

Vitin e kaluar, ai nuk mori pjesë as në finalen e Kupës së Shqipërisë, ku Skënderbeu vihej përballë Tiranës, me Ilir Shulkun i cili përsëri dorëzoi trofeun. Ndaj Duka kthehet sot përsëri të dorëzojë medalje për Skënderbeun, pasi ka harruar atë “ftohje” që kishte me këtë skuadër dhe drejtuesit e saj në edicionet e kaluara./vipsport.al/

more recommended stories