E ardhmja e Levandovskit, agjenti ua ofron sulmuesin tre klubeve të mëdha

Robert Levandovski pritet të ndërrojë fanellë sezonin e ri. E ardhmja e sulmuesit polak është larg Bajernit të Mynihut dhe aktualisht agjenti i tij, Pini Zahavi, ua ka ofruar klientin e tij tre prej klubeve të mëdha europiane.

Real i Madridit, PSG-ja dhe Çelsi janë tre klubet që do të luftojnë për të marrë sulmuesin e Bajernit në merkaton e verës. Nga sa bëhet e ditur nga shtypi francez, vetë klubi preferon pistën spanjolle, pasi kuptohet që josh shumë emri i Realit.

Por ka edhe çështje të tjera që mund të ndikojnë në transferimin e mundshëm të polakut dhe në “pole” për momentin duket pikërisht PSG-ja. / Vipsport.al