Daja: I lumtur që përfundoi kështu, mbaj përgjegjësi për tre ndeshjet

Trajneri i Skënderbeut, Ilir Daja, deklaron se është i lumtur që ktheu titullin kampion në Korçë. Në prononcimin për TVSH, ai deklaroi se mbante përgjegjësi për paraqitjet e fundit të skuadrës që humbi ndeshje radhazi.

Pengu i sezonit

Nuk kemi asgjë peng, përveç faktit që duan ta mbyllim me qershinë mbi tortë, fitimin e Kupës së Shqipërisë një tripletë pasi kemi kaluar katër ture si askush tjetër. Me ekipe shumë të forta jemi prezantuar si të barabartë. Kemi synuar kalimin e grupit, kemi bërë kampionat nga fillimi në fund në krye, kemi kaluar situata të vështira pas penaliteteve nga UEFA, deri të dielën jemi me këmbë në tokë për të marrë trofeun e Kupës. E meriton ky qytet i mrekullueshëm, kjo tifozeri, e meriton në Europë. Askush nuk mund të thotë që Skënderbeu nuk duhej të ishte ekipi që nuk duhej të merrte çfarë mori deri në këto momente.

Sa i veçantë është titulli

Çdo trofe ka vendin e vet, duke filluar nga Elbasani e Dinamo. Por të bësh këto paraqitje në Europë, është titulli më i veçantë.

Për humbjen përballë Vllaznisë

Doja që të mbyllej kështu, që të shpalleshim kampion. Marr përgjegjësitë e mia në këto tre ndeshje, por çdo lojtar që kërkon formacionin e parë duhet ta meritojë. Sot kam rezerva se kam dëgjuar që Skënderbeu po keqmëson lojtarët, dua të jenë të gjithë përgjegjës në fushën e lojës. Ndaj jam i lumtur që jam këtu dhe krenar që i mundësuam Korçës një tjetër trofe, se është ekipi që në dekadën e fundit ka qenë pararoja e futbollit shqiptar.

Për vazhdimësinë te Skënderbeu

Shpresoj që po, kemi rënë parimisht dakord, nuk kishte pse të ndodhte ndryshe. Më pëlqen si qytet, çfarë kam arritur dhe duam të vazhdojmë përpara duke tentuar gjëra që nuk i kemi tentuar deri sot.

more recommended stories