“Buba” Hasani: Bëjmë historinë me dy trofe në Tetovë

Pasi festoi titullin kampion në Maqedoni, Shkëndija ka shansin e artë për të fituar edhe trofeun e dytë sezonal, pasi do të luajë në finalen e Kupës së Maqedonisë përballë Pelisterit, ndeshje e cila do të luhet sonte në Strumicë, duke filluar nga ora 20:00.

Në kuadër të këtij takimi, kapiteni i kuqezinjve, Ferhan Hasani “Buba” është shprehur optimist për ndeshjen, duke thënë se Shkëndija do të bëjë historinë, duke i çuar të dy trofetë në Tetovë.

“Nuk do të jetë ndeshje e lehtë sepse është finale, por si kanë shkuar gjërat deri tani duhet të dalim fitues sepse jemi në formë shumë të mirë. Besoj se nëse bëjmë lojën që kemi bërë deri tani atëherë pa problem do të arrijmë të fitojmë Kupën dhe të çojmë trofeun në Tetovë. Kjo do të jetë histori për Shkëndijën për të parë të dy trofetë në të njëjtën kohë në Tetovë”, u shpreh Hasani. /Erjon Allaraj-Vipsport.al/