Ahmataj: E vulosëm mbijetesën kundër Vllaznisë dhe Teutës

Trajneri i Kamzës, Julian Ahmataj pas ndeshjes kundër Partizanit tha për RTSH: “Sfida ndaj Partizanit ishte shumë e vështirë. Kundër Partizanit është gjithnjë e vështirë të luash. Por, për fat, Partizani kishte dalë nga objektivat dhe u mundua të aktivizonte djem të rinj dhe kjo na e lehtësoi disi punën. Ne e kishim përgatitur si finale.

Tani kemi të drejtën të bëjmë ca pushime, sepse ka pasur shumë stres pas shumë fjalëve që ka pasur gjatë javëve të fundit.

Partizani ishte i motivuar, por aktivizoi disa lojtarë të rinj. Këtë e bëjnë të gjitha ekipet në Europë.

Ndeshjet që vulosën mbijetesën e Kamzës ishin sfidat kundër Vllaznisë dhe Teutës që nuk i lejuam të na iknin.

Deklarata për hajdutin? Shqipëria, jo vetëm në futboll por në çdo aspekt nuk po shkon atje ku duhet. Brezi i ri duhet t’i jepen mësime për të punuar ndershëm. Aludimet nëpër media, mendonin që Partizani duhet të luajë fort dhe Skënderbeu nuk duhet të luajë fort. Dhe këtë gjë e thoshin edhe njerëz publikë”, tha trajneri i Kamzës, Julian Ahmataj.