Abazaj: Goli ndaj Partizanit më shiti te Anderlecht, s’e kuptova si ra Vllaznia

Kristal Abazaj do të kishte dashur që të luante me Luftëtarin në Europë për të çuar në fund rrugëtimin e tij me skuadrën gjirokastrite. Këtë e ka zbuluar vetë futbollisti i ftuar në emisionin “Rubrika Sportive”, ku ka treguar se ajo është gjëja e vetme që i mungon nga ky sezon.

Për dëmtimin në ndeshjen e sotme

“Nuk ishte një situatë e mirë, një ndërhyrje që nuk ishte normale. Por ngeli aty dhe e harruam shpejt”.

Për atë që ka marrë nga ky sezon në Superiore

“Nuk i kam marrë të gjitha, më kishte ngelur një pishman. E mira ishte ta çoja deri në fund ku e nisa me Luftëtarin po çfarë t’i bëjmë”,

SEZONI-“Ky ishte një sezon më i mirë se vjet. Nuk e prisnim. Në fazën e parë kishim 5 pikë në 9 ndeshje. Por me ndryshimin e trajnerëve, u ngritëm. Që pas ndeshjes me Kamzës që fituam, nuk u ndalëm më.

Edhe lojtarët e ardhur në merkato na ndihmuan. Por, baza aty ka qenë. I vlerësojmë edhe lojtarët e ardhur në merkaton e janarit.

Lojtarët e tjerë të Luftëtarit që kanë spikatur është edhe Rroca, i cili është një super lojtar, ndoshta më i mirë se mua dhe Bregu. Por nuk e kanë lënë dëmtimet. Edhe Shkurtaj është një lojtar shumë i mirë.

“Arma” jonë është fakti se jemi shumë të bashkuar, si vëllezër”.

MBIJETESA- “Vllaznia ka shumë lojtarë të mirë dhe as vetë nuk e mora vesh sesi ra nga Superliga. Përgëzime për Kamzën që ka bërë një sezon shumë të mirë dhe e meritoi qëndrimin”, tha Abazaj, i cili zbuloi edhe datën kur do të nisë aventurën e tij te Anderlecht: “Më 13 qershor do të shkoj te Anderlecht”.

SHITJA– “Jam shitur tek Anderlecht pas golit që kam shënuar ndaj Partizanit”.

/vipsport.al/

more recommended stories