Zidane: Harrojeni çfarë ndodhi sezonin e shkuar ndaj Bayernit

Real Madrid do të përballet me Bayern Munchen në gjysmëfinale të Champions League. Takimi që do të zhvillohet nesër në “Allianz Arena” pritet të dhurojë spektakël dhe emocione të mëdha.

Për trajnerin e Realit, Zinedine Zidane, kjo përballje nuk ka favoritë, ndërsa francezi nuk ka harruar të përmendë edhe trajnerin e Bayernit, Jupp Heynckes.

“Ruaj një respekt të madh për çfarë ka bërë Jupp Heynckes te Bayern Munchen dhe te Real Madrid. Do të na duhet një super paraqitje. Bayern është një skuadër shumë e mirë, me shpirtin e duhur të grupit.

Nuk ka favorite në këtë përballje. Është një gjysmëfinale dhe nuk ka bërë bëjë fare se çfarë ndodhi sezonin e shkuar. Nuk mund të paragjykohen të tilla sfida. Jam i bindur se nesër do të jemi në 150% për sa i përket aspektit psikologjik”, deklaroi trajneri i Real Madrid, Zinedine Zidane.