Zeqiri: Jam në dilemë për karrierën, Flamurtarin e shpëton Kupa

Para ndeshjes Flamurtari-Skënderbeu në kuadër të gjysmëfinaloes së Kupës së Shqip[ërisë, ka folur ish-mesfushori i Flamurtarit dhe i Kukësit, Hair Zeqiri.

Ai është shprehur se Flamurtarin e sheh si favorit për të kaluar në finalen e Kupës, ndërkohë që për të ardhmen e tij, Zeqiri thotë se ende nuk ka vendosur se çfarë do të bëjë.

“Mendoj se skuadra që ka më tepër uri mendoj se është Flamurtari dhe mendoj se është favorite duke parë edhe rezultatin e ndeshjes së parë. Duke parë ndeshjet e Flamurtarit, mendoj se drejtuesit dhe ekipi janë të bindur se Kupat e Europës këtë vit mund të kapen vetëm nëpërmjet Kupës. Sot ata duhet të japin maksimumin dhe të kalojnë në finale e në finale të bëjnë gjithçka për të fituar atë trofe.

Largimi nga futbolli? Jam në dilemë për sa i përket futbollit të luajtur dhe nuk e di nëse duhet apo jo ta braktis futbollin e luajtur. Për sa i përket cilësive të mia dhe qëndrimit larg futbollit mund të them se janë disa arsye pasi nuk kam pasur njerëzit e duhur në momentet e duhura për të luajtur futboll në nivel të lartë dhe nuk kam pasur vazhdimësinë e duhur pasi më ka munguar uria që duhet të ketë një futbollist. Nuk kam qenë i rregullt me stërvitjet dhe duhet të jesh gjithmonë kërkues nga vetja por për fat të keq unë e kuptoj se këtë gjë nuk e kam pasur.

Dua të them se çdo dashamirës e kushdo që më njeh më thotë që jam shpejtë për të braktisur futbollin dhe kjo më jep forcë dhe më bën të rikthehem për të luajtur përsëri në nivele të kënaqshme.

Flamurtari duhet të jetë i bindur sot që në dhomat e zhveshjes se e vetmja mënyrë për të quajtur sezonin e suksesshëm duhet të fitojë Kupën dhe sot duhet të bëjnë gjithçka për të fituar këtë ndeshje”, u shpreh Zeqiri.