VIDEO / Vjen fitorja e dytë radhazi për Çelsin, ngjallen shpresat për Champions

Çelsi vazhdon të shpresojë te një kualifikim i mundshëm në Ligën e Kampioneve, pasi është vënë në ndjekje të vendit të katërt në klasifikim, që mbahet nga Totenhemi. Skuadra e Antono Kontes ka mundur sot me shifrat 2-1 Bërnlin dhe tani është 5 pikë larg rivalëve londinezë, kur mbeten 4 javë deri në fund të kampionatit.

Një autogol i Long i dha avantazhin bluve të cilët më pas shpërdoruan raste të pabesueshme me Moratan dhe u arritën nga goli i Barns. Pro Viktor Moses gjeti rrjetën para fundit të ndeshjes, duke i siguruar suksesin 2-1 ekipit të tij në një duel shumë delikat.

Ndërkohë, ndeshja tjetër e zhvilluar sot, mes Leister dhe Sauthempton, përfundoi në barazimin 0-0. /vipsport.al/