VIDEO/ Tension pas ndeshjes në Kukës, lojtarët shoqërohen nga policia

Laçi ka arritur të kalojë në finalen e kupës së Shqipërisë, pasi ka mundur në stadiumin “Zeqir Ymeri” skuadrën e Kukësit. Në fund të ndeshjes, kur bardhezinjtë po festonin, kanë nisur incidentet, pasi nga tribuna kanë vërshuar një lumë shishesh dhe mjetesh të forta.

Lojtarët e Laçit janë shoqëruar nga FNSH-ja për në dhomat e zhveshjes, ndërkohë që edhe në fushë ka pasur probleme dhe gjaknxehtësi gjatë gjithë ndeshjes. /Erjon Allaraj- Vipsport.al/