VIDEO/ Shkëndija “shkel” Vardarin, titulli kampion është 1 pikë larg

Shkëndija e Tetovës duket se nuk do të ndalet më këtë sezon, pasi së fundmi ka fituar me rezultatin 2-3 përballë Vardarit të vendit të dytë. Ndeshja e luajtur në Shkup, ka sjellë dy herë përmbysje rezultati, por që në fund kanë qenë kuqezinjtë ata të cilët kanë festuar.

Me këtë fitore, Shkëndija e sheh veten plot 23 pikë larg Vardarit kur kanë mbetur edhe 8 javë nga mbyllja e kampionatit. Javën e ardhshme, Shkëndija do të presë në Tetovë Shkupin dhe një barazim do të shpallte matematikisht kampion skuadrën e drejtuar nga
Qatip Osmani.

Goli i avantazhit, u shënua nga Ibrahimi ën minutën e 6, ndërkohë që Kolevski ën minutën e 43-të dhe Blazevski në minutën e 46, arritën të përmbysin rezultatin.

Ka qenë sërish Ibrahimi, ai i cili ka shënuar një super gol nga goditja e dënimit në minutën e 51, ndërkohë që 8 minuta më vonë ka shënuar golin e avantazhit Musliu. /Erjon Allaraj-Vipsport.al/

Vardar-Shkëndija 2-3
Shënues:
43’Kolevski,46’Blazevski/6’,51’Ibrahimi,59’Musliu

more recommended stories