VIDEO/ I mjaftojnë 2 minuta, Skënderbeu i bashkohet Laçit në finalen e Kupës së Shqipërisë

Shpëtim Duro mendonte se kalimi në finalen e Kupës do të vendosej nga dyluftimet në mesfushë në duelin mes Flamurtarit dhe Skënderbeut. Ndaj tekniku i vlonjatëve bëri disa ndryshime në mesfushë duke rreshtuar ekipin me një skemë ndryshe.

Kësisoj, Useini dhe Sidibe kishin përkrah tyre edhe Zukën, ndërsa vetëm Muarem dhe Zhufo ishin në mbështetje të Alvesh që luante si qendërsulmues në këtë duel.

Nga ana tjetër, trajneri Daja luajti përsëri me Sabien Lilajn në mesfushë, por improvizoi në krahun e majtë të sulmit me Vilën që zuri vendin e Xhejms.

Pjesa e parë është mbyllur në një barazim pa gola, ku rastet për të zhbllokuar sfidën kanë qenë të pakta. Ajo që duhet theksuar në 45 minutat e para, ishte tensioni i madh në fushë, sidomos nga shkallët e stadiumit me koret ofenduese, që detyruar Allën të ndërpriste takimin në minutën e 35-të, duke i kërkuar kapitenit të Flamurtarit qetësimin e tifozëve vlonjatë.

Gjithçka është vendosur në dy minuta gjatë pjesës së dytë, teksa Soue dhe Nimaga, kanë kaluar në finale Skënderbeun me golat e tyre, që tashmë do të luaj përballë Laçit.

90’+4′ Mbyllet takimi. Flamurtari-Skënderbeu 0-2.

90’+2′ Zëvendësim te Skënderbeu. Abazi futet në vendin e Gavazaj.

90′ Përfundon koha e rregullt. Ka 4 minuta shtesë.

86′ Flamurtari hidhet në sulm për të kërkuar shkurtimin e rezultatit, por nuk surprizohen korçarët.

81′ Alvesh kërkon një goditje aventureske në krahun e majtë, duke gabuar gjithçka në konkretizim, ndërsa Tounkara ishte duke pritur të shërbehej në zonë.

77′ Vjen ndërrimi i dytë nga Duro. Hoxhaj merr vendin e Muarem.

72′ Zëvendësim te Skënderbeu. Muzaka në vendin e Vilës.

71′ Siljanovski i largon një top vendimtar Soues, teksa 2 futbollistë të Skënderbeut që gjendeshin të vetëm përballë Nurkoviç, nuk kanë marrë pasimin e sulmuesit.

65′ Zëvendësim te Flamurtarit. Nedeljkoviç në vendin e Zhufos.

61′ Përmbyset gjithçka në dy minuta. Nimaga shënon një super gol nga distanca, duke ndëshkuar Nurkoviç dhe duke u afruar me finalen. Flamurtari-Skënderbeu 0-2.

59′ Soue ka kaluar në avantazh korçarët pas pasimit të bukur në krahun e djathtë. Flamurtari-Skënderbeu 0-1.

54′ Kundërpërgjigjet menjëherë vlonjatët, teksa shtylla ka ndalur goditjen e fuqishme të Alveshit.

52′ Gavazaj dhuron një top të mrekullueshëm për Nimagën, por mesfushori i Skënderbeut nuk ka arritur të gjej portën përballë Nurkoviç.

46′ Nis pjesa e dytë.

45’+2′ Përfundon e para. Flamurtari-Skënderbeu 0-0.

45′ Mbyllet koha e rregullt për pjesën e parë. Ka 2 minuta shtesë.

35′ Pas koreve ofenduese të shpeshta të tifozëve vlonjatë në drejtim të Skënderbeut, Osmani ka shkelmuar topin në shenjë revolte në drejtim të tyre. Arbitri e ka ndëshkuar Osmanin me karton të verdhë për këtë veprim dhe i ka kërkuar Alveshit të qetësojë tifozët.

30′ Muarem tenton një goditje të menjëhershme në afërsi të zonës, por goditja e tij është e gabuar.

26′ Zuka ndëshkohet me karton të verdhë pas ndërhyrjes së gabuar ndaj Lilajt.

22′ Nimaga dhe Sidibe përplasen në mënyrë të frikshme gjatë një dueli në ajër. Pak momente ndërprerje, por vazhdojnë lojën të dy futbollistët.

16′ Një aksion model për Skënderbeun, teksa pas krosimit të Gavazaj në krahun e djathtë, Soue ka goditur me kokë dhe ka kërkuar një prekje të topit me dorë në zonën kundërshtare. Megjithatë arbitri ka vazhduar lojën.

15′ Radas ndëshkohet me karton të verdhë pas ndërhyrjes së gabuar në mesfushë ndaj Alvesh.

12′ Mici dhuron një top për Souen pas duelit me Alvesh. Sulmuesi i Skënderbeut ka shënuar në pozicion jashtë loje.

9′ Useini dhuron një top të mrekullueshëm për Alvesh në krahun e djathtë, por goditja e menjëhershme e Soues ndalet në trupin e Radas.

4′ Siljanovski ndërhyn në mënyrë fantastike ndaj Soues, teksa sulmuesi i Skënderbeut po shkonte drejt portës së Nurkoviç.

1′ Nis takimi. Topin e parë e shkelmojnë miqtë.

Minutë pas minute

Flamurtari-Skënderbeu 0-2 (Soue 59′, Nimaga 61′)
KV: Zuka 26′, Alvesh 35’/ Radas 15′

Flamurtari: Nurkoviç, Siljanovski, Bici, Pollozhani, Musta, Sidibe, Zuka, Useini, Zhufo (Nedeljkoviç 65′), Muarem (Hoxhaj 72′), Alvesh.
Trajner. Sh. Duro

Skënderbeu: Teqja, Vangjeli, Radas, Aliti, Mici, Osmani, Lilaj, Nimaga, Gavazaj (Abazi 90’+2′), Vila (Muzaka 72′), Soue.
Trajner: I. Daja

Gjyqtar: Laver Alla

Related Posts