VIDEO / Djali i Bogdanit i sjell fat Napolit, ish-sulmuesi: Më ftoi babai i Hysajt!

Djali i Erion Bogdanit ka qenë fatsjellësi i Napolit për takimin kundër Udinezes, ku skuadra e Elseid Hysajt mori një fitore që ngushtoi në 4 pikë diferencën nga Juventusi kryesues.

Për këtë është i bindur vetë ish-sulmuesi i kombëtares shqiptare, i cili është intervistuar në fund të ndeshjes nga gazetarët e “Sky Sports” të cilët deshën të dinin se pse “Er-Bomber” ishte në stadium për këtë duel të kampionatit italian.

“Erdha këtu me ftesë të babait të Hysajt, i cili më tha që të vija të shihja një ndeshja. Pastaj edhe djali im dëshironte të bënte foto me futbollistët e Napolit. U solli fat. Bëri me të gjithë, ishin shumë të sjellshëm”, tha Bogdani për televizionin italian, gazetarët e të cilit deshën që të kishin një foto kujtim me “fatsjellësin” e Napolit. /E.K./vipsport.al/

more recommended stories