Vangjeli komenton golin e anuluar të Abdurrahimit: Nuk kishte lidhje me topin

Skënderbeu ka fituar në minutën e fundit ndaj Partizanit, në takimin që ka përfunduar me rezultatin 0-1.

Futbollisti i ekipit korçar, Vangjeli ka vendosur në vështirësi skuadrën e Dajës, pasi në pjesën e parë ka gabuar me kthimin mbrapa të topit drejt portierit. Abdurahimi ka gjetur golin por ai është anuluar më pas nga arbitri Koçi për një faull.

“Ndeshja ishte e barabartë dhe ne kemi prodhuar atë lojën tonë që kërkojmë gjithmonë. Jemi vënë fillimisht në presion nga kundërshtari, por në pjesën e dytë jemi ekuilibruar. Faulli i Abdurrahimit ishte shumë i pastër dhe kjo duket qartësisht. Futbollisti i Partizanit nuk ka pasur lidhje me topin dhe arbitri ka vendosur në mënyrë të drejtë.

Soue dhe Xhejms kanë mbajtur peshën gjatë gjithë kampionatit. Krasniqi ka të gjitha shanset për të luajtur akoma më tepër me Skënderbeun dhe të luajë jashtë Shqipërisë. Objektivi i radhës është Kukësi dhe do të tentojmë të marrim 3 pikët”, është shprehur Vangjeli. /Klaudio Ndreca- vipsport.al/