Ultrasit e Hajduk Split rrahin lojtarët e vet, mes tyre dhe mbrojtësi i Kombëtares

Një episod aspak i këndshëm dhe i rrezikshëm ka ndodhur dje pas ndeshjes Hajduk Split-Dinamo Zagreb 1-2.

Tifozët e Hajdukut kanë sulmuar futbollistët e skuadrës së vet, mes tyre edhe mbrojtësi i Kombëtares, Hysen Memolla, pas takimit kundër Dinamos.

Lojtarët e Hajduk Split janë goditur nga tifozët e tyre në rrugët e qytetit.

Pesë tifozë të Hajdukut, fillimisht sulmuan verbalisht lojtarin Said Ahmed, i cili nuk bëri një paraqitje të mirë kundër Dinamos së Zagrebit.  Më pas, ultrasit e irrituar përdorën edhe duart duke goditur lojtarin e Hajduk. Për të mbrojtur shokun e skuadrës ndërhyri Marko Futacs, i cili mori disa goditje në kokë me shkelma nga ultrasit. Gjatë përleshjes ishte edhe Hysen Memolla, Hamza Barry e Savvas Gentsoglou.

Klubi i Hajduk Split dënoi aktin e tifozëve duke iu kërkuar autoriteteve të zbardhin ngjarjen dhe të vendosin agresorët para ligjit.

Hysen Memolla nuk ishte prezent në fushë e as në stol për Hajduk Split gjatë ndeshjes kundër Dinamo Zagreb. /Vipsport.al/A.T.

more recommended stories