Te Lacio mendojnë zëvendësimin e Strakoshës, projektohet portieri 17-vjeçar i Trabzonsporit

Me ardhjen e Inzaghit në stolin e Lacios, një nga futbollistët kryesorë që ka luajtur në pjesën më të madhe të ndeshjeve me lacialët është Thomas Strakosha.

Gardiani shqiptar është shndërruar në pikën kyçe të Lacios, që në këtë sezon është pranë arritjes në “Champions League”. Megjithatë nëse në rolet e tjera të kësaj skuadre ka konkurrencë të fortë, sa i përket portës, Strakosha nuk e ka një rival në këtë skuadër.

Drejtuesit e Lacios kanë menduar që të afrojnë në skuadër portierin 17-vjeçar të Trabzonsporit, Arda Akbulut.  Sipas asaj që raporton “Calciomercato.it”, operacioni do të finalizohet në fundin e këtij sezoni, ndërsa për Akbulut kanë shfaqur interes Udineze, Tuente dhe Nac Breda. /Klaudio Ndreca- vipsport.al/